Mbrojtësi i majtë i Bolognas, Adam Masina, thuhet se është një nga opsionet për të zëvendësuar Patrice Evra, i cili mendon të largohet nga Juventusi.
Pas disa shfaqjeve të dobëta këtë sezon, raportet kanë lidhur francezin me një largim, me Manchester Unitedin dhe Valencian si destinacione të mundshme.
Sipas Gazzetta dello Sport, ky largim do t’i detyroj bardhezinjtë të kërkojnë edhe një zgjedhje tjetër për anën e majtë të mbrojtjes dhe si zëvendësues i Alex Sandros mendohet të jetë Masina, përcjell Telegrafi.
Mbrojtësi 23-vjeçar është produkt i akademisë së Bolongas, dhe ka bërë 80 paraqitje në ekipin e parë që nga debutimi i tij në vitin 2013, duke shënuar edhe tre gola.
Edhe pse mbrojtësi ka lindur në Marok, Masina ka zgjedhur për të përfaqësuar Italinë në nivel ndërkombëtar dhe ka bërë katër paraqitje për skuadrën U21. /Telegrafi/