Juventusi është duke arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Sassuolos, Merih Demiral, për 15 milionë euro.
Është raportuar se Atletico Madridi ishte favorit për shërbimet e 21-vjeçarit, megjithatë Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com bëjnë të ditur se Bianconerët janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit në Milano.
Duket se Zonja e Vjetër nuk e ka negociuar çmimin dhe se është pajtuar ta paguajë shumën që e ka kërkuar klubi.
Futbollisti turk iu bashkua Sassuolos nga Alanyaspori në formë huazimi në janar në muajin janar me obligim blerjeje për shtatë milionë euro.
Ai regjistroi 14 paraqitje në Serie A duke shënuar dy gola dhe duke u bërë pjesa kyçe mbrojtjes së skuadrës. /Telegrafi/