Pasi shpenzoi 90 milionë Euro për Gonzalo Higuain, Juventus ka vendosur të paguajë sërish shifra marramendëse në merkaton e transferimeve, këtë radhë për të përforcuar akoma më shumë repartin e mesfushës.
Futbollisti që i përputhet profilit të kërkuar nga Zonja e Vjetër është pikërisht Marco Verratti, për të cilin tratativat me Paris Saint Germain nuk do të jenë aspak të lehta.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtuesit e Juventusit duke parë edhe situatën financiare, janë gati të derdhin në arkat e klubit parizien 80 milionë Euro për ta bindur që të lejojë transferimin e Verrattit në Torino te kampionët e Italisë.
Por jo vetëm kaq, Juventusi duket ka menduar edhe për kontratën me vetë futbollistin duke i ofruar atij të njëjtën pagë që ai përfiton aktualisht edhe te kampionët transalpinë. Mbetet vetëm për të kuptuar nëse drejtuesit e Paris Saint Germain do të tundohen apo jo nga kjo ofertë e bardhezinjve për mesfushorin italian