Telegrafi

Juve futet në garë për Gravenberch, kanë gati ofertën për Ajaxin

Ryan Grabenberch  është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe njëkohësisht më i kërkuari.

Shkëlqimi me fanellën e Ajaxit në dy sezonet e fundit ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Bayern Munich, Chelsea, Real Madrid e Barcelona e duan mesfushorin e talentuar holandez.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Juventus, që ka pasur probleme me repartin e mesfsushës.

Gazeta holandeze De Telegraaf ka raportuar se Zonja e Vjetër është duke përcjellë holandezin dhe e ka bërë prioritet për repartin e mesfushës.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon në verën e vitit 2023 dhe vet lojtari ka pranuar se nuk do të rinovojë pasi në verën e këtij vitit do të largohet.

Marrëdhënia e mirë që kanë drejtuesit e Juventusit me agjentin e lojtarit Mino Raiola i bën ata favoritë për transferimin e tij.

Nga ana tjetër, Ajaxi synon që ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse paguhet shuma prej 35 milionë eurove.

19-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndehsje ku ka realizuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/