Ryan Grabenberch është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe njëkohësisht më i kërkuari.
Shkëlqimi me fanellën e Ajaxit në dy sezonet e fundit ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Bayern Munich, Chelsea, Real Madrid e Barcelona e duan mesfushorin e talentuar holandez.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Juventus, që ka pasur probleme me repartin e mesfsushës.
Gazeta holandeze De Telegraaf ka raportuar se Zonja e Vjetër është duke përcjellë holandezin dhe e ka bërë prioritet për repartin e mesfushës.
Kontrata e tij me Ajaxin skadon në verën e vitit 2023 dhe vet lojtari ka pranuar se nuk do të rinovojë pasi në verën e këtij vitit do të largohet.
Marrëdhënia e mirë që kanë drejtuesit e Juventusit me agjentin e lojtarit Mino Raiola i bën ata favoritë për transferimin e tij.
Nga ana tjetër, Ajaxi synon që ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse paguhet shuma prej 35 milionë eurove.
19-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndehsje ku ka realizuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/