Site icon Telegrafi

Juventusi fiton ndaj Beneventos, Dyabala shënon het-trik

Paulo Dybala (Getty Images)

Juventusi ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Benevento me rezultat 4-2.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 31-të të Serie A, pasi ka marr një fitore mes vështirësive te vendi i fundit në tabelë, Benevento.

Serinë e golave e hapi ylli argjentinas, Paulo Dybala, i cili shënoi një gol të bukur në minutën 16-të për 1-0 pas asistimit të Juan Cuadrados.

Momenti i golit të parë nga Dybala (Foto: Juventus/Twitter)

Benevento arriti të kthehet në lojë në minutën e 24-të duke shënuar për 1-1 me anë të Cheick Diabate, por në minutat shtesë Dybala u përkujdes të shënojë nga pika e bardhë për të dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën përsëri të gjejnë shpejt golin e barazimit, ku Diabete ishte ai i cili shënoi përsëri me kokë për 2-2.

Kur pritej që ndeshja të shkonte drejt një barazimi pasi Benevento luante mirë, në skenë doli përsëri Dybala, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 74-të duke shënuar nga pika e bardhë për 3-2.

Festa e Dybalas pas kompletimit të het-trikut (Foto: Juventus/Twitter)

Krejt në fund, Juventusi arriti të gjej edhe një gol të bukur me anë të Douglas Costas, i cili shënojë në minutën e 82-të për 4-2 duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me 81 pikë, ndërsa Benevento mbetet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja luan në shtëpi ndaj Sampdorias, ndërsa Benevento udhëton te Sassuolo. /Telegrafi/

https://twitter.com/LioMessi10i/status/982630060858494981?s=20

Exit mobile version