Juventusi ka triumfuar minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Interit në Derbin e Italisë të zhvilluar në Allianz Stadium të Torinos.
Sfida filloi me një atmosferë impozante në Allianz Stadium, ku kjo atmosferë u transmetua edhe në lojë.
Me të filluar takimi Juventusi kishte iniciativën fillëstare dhe Paulo Dybala është ai i cili shpërdoroi një rast të jashtëzakonshëm pas 10 minutash lojë.
Interi filloi të marrë kontrollin e lojës dhe kishte rastin më të mirë në këtë takim pas gjysmë ore lojë, kur Roberto Gagliardini pas një pasimi të Icardit e qëlloi vetëm shtyllën.
Menjëherë Interi sërish u gjend në pozitë të rrezikshme, kur sërish u shpërdorua një mundësi shumë e mirë shënimi.
Juventusi pas këtyre dy rasteve e ri-mori kontrollin dhe në fundtë pjesës së parë me anë të Chiellinit ka mundur të kalojë në epërsi, por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e saktë.
Në fillim të pjesës së dytë Interi ishte më kërkues duke krijuar raste shënimi.
Menjëherë (48′) ishte Mateo Politano ai që humbi një mundësi të artë shënimi pas një gabimi të Matuidit në zonë.
Juventusi sërish mori në dorë gjërat duke u treguar skuadër më konkrete para portës.
Një harkim i Joao Cancelos nga brendësia e zonës e gjeti Mario Mandzukicin që nga afërsia me kokë realizoi për 1-0 dhe gëzimin e madh në stadium.
Mandzukic GOL
https://t.co/24CAbWTX73— JuveFC (@juvefcdotcom) December 7, 2018
Deri në fund Interi u afrua shumë te porta, por dështoi të krijonte mundësi të pastër shënimi pavarësisht tentimeve të Lautaro Martinez i cili u inkuadrua në fund të takimit.
Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0 për Zonjën e Vjetër.
Me këtë fitore Juventusi vazhdon të mbetet pa humbje me vetëm një barazim këtë sezon dhe 43 pikë në tabelë, që është starti më i mirë në histori të klubit në Serie A pas 15 ndeshjesh, e që barazon këtë rekord edhe në nivel Evrope këtë sezon me PSG-n.
Bianconerët kanë 14 pikë më shumë se Interi që mban vendin e tretë, dhe kanë plot 11 pikë më shumë se Napoli që mban vendin e dytë dhe pret Frosinonen këtë të shtunë. /Telegrafi/