Telegrafi

Juve fiton bindshëm ndaj Sampdorias (Video)

Juventusi është kthyer te fitorja pas humbjes në derbi nga Milani. Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 4-1 kundër Sampdorias për të mbajtur pozitën e liderit në tabelën e Serie A.

Bianconerët që luanin si nikoqirë, e nisën furishëm sfidën duke shënuar dy gola të shpejtë për gëzimin e tifozëve të tyre.

Vendasve u mjaftuan katër minuta për të kaluar në epërsi. Pas një harkimi të Juan Cuadrados nga e djathta, Mario Mandzukic e nguliti topin me kokë në rrjetë (4’).

Giorgio Chiellini shënoi dy gola.

Edhe goli i dytë u realizua me kokë, ndërsa golashënues ishte Giorgio Chiellini (9′). Asistimi ishte i Pjanic që harkoi nga këndi.

Me epërsi prej dy golash, Bianconerët shkuan në pushim. Mirëpo, në gjysmën e dytë, mysafirët bënë përpjekje dhe arritën ta ngushtojnë rezultatin me golin e Patrik Schick (57’).

Sidoqoftë, bardhezinjtë nuk lejuan që të mbetnin të rrezikuar, prandaj shënuan edhe golin e tretë. Pas disa tentativave, më së miri reagoi Miralem Pjanic për të realizuar (65’).

Në këtë ndeshje u kthye Claudio Marchisio pas një mungese të gjatë.

Giorgio Chiellini shënoi edhe golin e dytë në këtë sfidë (87’), i asistuar nga Cuadrado.

Juventusi vazhdon kryesimin në tabelë me 24 pikë, dy më shumë se Roma që e ndjek nga afër. /Telegrafi/