Juventusi është favorit për transferimin e Houssem Aouar nga Olympique Lyonnais, për shkak të suspendimit të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve.
Klubi francez e ka nxjerrë mesfushorin në shitje, duke qenë se pret të përfitojë nga lojtari që ka qenë pjesë e akademisë së tyre.
Janë dy klube që konkurrojnë për shërbimet e 21-vjeçarit, Juve dhe Citizens, por Bianconerët kanë një avantazh të dukshëm – raporton L’Equipe.
Kjo për faktin se luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa UEFA e ka suspenduar Cityn për dy sezonet e ardhshme për shkak të shkeljes së rregullave financiare.
Aouar, i cili do t’i mbushë 22 vjet më 30 qershor, ka kontribuuar me nëntë gola dhe shtatë asistime në 37 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/