Site icon Telegrafi

Juve e sheh Zaniolon si zëvendësuesin adekuat të Dybalas

Paulo Dybala ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas nuk po gjen marrëveshje me drejtuesit e klubit për kontratën e re dhe largimi duket i pashmangshëm.

Qysh tani drejtuesit e bardhezinjve kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e argjentinasit dhe ai është Nicolo Zaniolo i Romës.

Edhe një vit më parë Zaniolo është kërkuar nga Juventusi, por Roma nuk dëshiroi të dëgjojë për ofertat e Zonjës së Vjetër.

Tuttosport ka raportuar se Juventusi po e sheh Zaniolon si zëvendësuesin e Dybalas dhe pritet që në verë të dalë me një ofertë zyrtare.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë synon që ta transferojë Zaniolon për një shumë prej 40 milionë eurove.

Edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë, pasi Roma e vlerëson shumë atë dhe po bisedon për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version