Juventusi ka marrë pikë të plota përballë Sassuolos (3-0) në Allianz Stadium, në ndeshjen e parë të sezonit 2022/2023 në Serie A.
Gjysma e parë ishte dinamike me të dyja skuadrat që ishin në kërkim të golave, por brenda 45 minutave të para realizuan vetëm nikoqirët.
Alex Sandro dhuroi një harkim në zonë, ndërsa Angel Di Maria goditi me të parën duke e lënë të pashpresë portierin mysafir (26’) dhe në këtë mënyrë debutoi me gol për Zonjën e Vjetër.
Rrëzimi i Dusan Vlahovic në zonë u ndëshkua me penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. Përgjegjësinë e mori vet sulmuesi i Bianconerëve dhe ishte i saktë nga pika e bardhë (43’).
Nikoqirët vazhduan të luanin më mirë edhe në gjysmën e dytë, në të cilën arritën po ashtu që të shënojnë. Di Maria asistoi për Vlahovic brenda zonës dhe sulmuesi realizoi golin e tretë (51’) për vendasit.
Juventusi merr tri pikët e para të sezonit duke shënuar një fillimi të mbarë, derisa Sassuolo do t’i kërkojë rezultatet pozitive në javët në vazhdim. /Telegrafi/
Di Maria scores Juve's first goal of the season 🔥😍 #JuveSassuolopic.twitter.com/AJcEB19FHy
— Juve Canal (@juve_canal) August 15, 2022
Di Maria is SO fast ⚡⚡⚡pic.twitter.com/CIIPbMjRls
— Juve Canal (@juve_canal) August 15, 2022
VLAHOVIC AGAIN, DI MARIA ASSIST ♥️♥️♥️ #JuveSassuolo https://t.co/5V8lhzJ3t9
— Juve Canal (@juve_canal) August 15, 2022
https://www.youtube.com/watch?v=jON5mDSJZG8