Telegrafi

Juve e mendon shkëmbimin Manolas-Cuadrado

Juventusi është duke e menduar shkëmbimin e Kostas Manolas me Juan Cuadradon.

Siç raportojnë mediet italiane, “Zonja e Vjetër” është e interesuar për mbrojtësin e Romës.

Manolas ka kohë që është duke u monitoruar nga trajneri i kampionëve në fuqi te Italisë, Massimiliano Allegri, i cili e do lojtarin në skuadër për edicionin e ri.

Tekniku italian është i gatshëm t’ia ofrojë Romës Cuadradon për të bërë të vetin mbrojtësin e kryeqytetasve. /KosovaPress/