Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se James Rodriguez dëshiron të luajë më shumë.
Mesfushori kolumbian ka regjistruar vetëm tri paraqitje nga minuta e parë në La Liga këtë sezon, ndërsa e ka shprehur pakënaqësinë me minutazhin që i jepet.
Në ndërkohë, Juventusi ka shprehur interesim për të, kurse Zidane nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit.
“Ai është stërvitur, është në dispozicion, por si shumë lojtarë që kthehen nga një ndeshje, bëjnë një seancë rikuperimi”, ka thënë trajneri duke sqaruar mungesën e James në ‘el Clasico’.
“James është një lojtar i Madridit, ai është shumë i rëndësishëm këtu”, ka vazhduar më tej legjenda franceze.
“Në rregull, ai nuk po luan dhe dëshiron të luajë më shumë, por për mua është i rëndësishëm dhe do të luajë këtu. Kam nevojë për gjithë grupin dhe James është pjesë e tij”, ka shtuar ai. /Telegrafi/