Agjenti i Elseid Hysajt ka thënë se mbrojtësi i Napolit e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj vere.
Futbollisti shqiptar është kërkuar nga Zonja e Vjetër si zëvendësues i Dani Alvesit, mirëpo ai vendosi të qëndronte në San Paolo.
Më pas, Bianconerët e transferuan Mattia De Sciglion nga Milani.
“Do t’ju tregoj për Hysajn: Juve më kontaktoi dhe më pyetën për të. I dëgjova dhe i tregova lojtarit”.
“Ai madje as nuk më lejoi që t’i nisja bisedimet me ta, sepse më tha që nuk mendonte të largohej nga Napoli dhe dëshironte të qëndrojë te Napoli”.
“Ai dëshiron ta fitojë kampionatin atje. Askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka deklaruar agjenti Mario Giuffredi për Il Mattino. /Telegrafi/