Telegrafi

Juve e informon Realin se do ta blejë Iscon

Juventusi ka lansuar ofertë për yllin e Realit, Francisco Isco.

Corriere dello Sport shkruan se Juventusi do të ofrojë 30 milionë euro për lojtarin.

Isco është vënë në shitje nga Reali dhe tashmë po i afrohen shumë klube nga Evropa.

Juve ndjen se ka përparësinë falë çështjes Morata.

Juve ka kontakte të vazhdueshme me Realin për situatën e Moratas dhe kështu pritet që të hyjë në lojë edhe Isco. /Telegrafi/