Telegrafi

Juve e gatshme të blejë dyshen e Tottenhamit

Juventusi ka shfaqur interesim për dyshen e Tottenhamit, Christian Eriksen dhe Nabil Bentaleb.

Sipas Football Insider, gjigantët e Serie A janë të gatshëm të paguajnë shumë e kërkuar nga Spurs pasi drejtori sportiv i Juventist, Giuseppe Marotta, beson se dy lojtarët e lartpërmendur do të ndihmonin shumë Zonjën e Vjetër për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm.

Çmimi i Eriksen është rreth 35 milionë funte, kurse i Bentaleb aty tek tetë milion euro.

Ylli i Danimarkës është një nga lojtarët më të mirë të Spurs, por një ofertë e mirë nga Juve mund të binte drejtuesit anglez të lëshojnë yllin nga White Hart Lane. /Telegrafi/