Telegrafi

Juve dhe PSG në garë për Fabinhon

PSG dhe Juventus janë futur në garë që t’i sigurojnë shërbimet e yllit të Monacos, Fabinho.

Gjigantët evropian e duan lojtarin që në janar, shkruan Le 10 Sport.

Të dy klubet e kanë ndjekur dhe kanë bërë oferta për lojtarin edhe gjatë verës, por klubi nga principata nuk e lëshoi.

Kampionët e Ligue 1 duan hiq më pak se 60 milionë euro për lojtarin.

Fabinho kishte kaluar te Monaco nga Real Madridi.

Ai ka zhvilluar shumë ndeshje të mira me Monacon që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Monaco ka humbur shumë yje si Kylian Mbappe, Bernard Silva, Benjamin Mendy e Tiémoué Bakayoko. /Telegrafi/