Napoli dhe Juventusi do të takohen nesër për të biseduar rreth Gonzalo Higuainit.
Napoli nuk dëshiron që të negociojë ndonjë transferim me Juventusin, por ka pranuar takimin.
Ky takim do të mbahet të hënën mes drejtorit gjeneral të Juventusit, Beppe Marotta dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Nëse nuk do të ketë hapje të Napolit në negociata, atëherë do të aktivizohet klauzola e Higuainit e cila është 94 milionë euro cash.
Ka raportime kontradiktore për këtë klauzolë, pasi dikush thotë se nuk ka afat të caktuar për pagesën, teksa zëra tjerë thonë se pagesa mund të bëhet për 12 muaj në këste.
Sky Sport Italia raporton se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Higuainin, duke i ofruar atij një kontratë prej 7.5 milionë euro në sezon, plus të drejtat e imazhit të tij, që nuk i kishte te Napoli.
Arsenali mbetet në prapavijë duke pritur zhvillimet, shkruan Telegrafi, teksa gjasa të mëdha janë që De Laurentiis të preferojë të shesë lojtarin jashtë Serie A dhe të mos i bëjë konkurrencë vetes duke e shitur në Serie A.
Propozimi i Arsenalit ka qenë 50 milionë euro plus Olivier Giroud, por Napoli nuk është bindur dhe pret ofertë edhe më të mirë. /Telegrafi/