Federico Chiesa është objektivi numër një i Juventusit për të përforcuar sulmin në sezonin e ri.
Edhe pse dështuan, objektivi kryesor për Zonjën e Re në sezonin e ardhshëm do të jetë Liga e Kampionëve.
Fabio Paratici po punon për të siguruar shërbimet e yllit të Fiorentinës, i cili u shfaq si një protagonist i vërtetë në stadiumin “Allianz”, ndeshjen e fundit. Juve po synon të përsërisë “operacionin Bernardeschi” të vitit 2017, me bindjen se kësaj here do të duhen më shumë miliona për ta rrëmbyer 25-vjeçarin nga klubi vjollcë.
Megjithatë, siç raportohet nga TuttoSport, kampionët aktual do të duhet të fitojë një rivalitet të rëndësishëm për këtë lojtar, atë të Bayern Munich.
Bavarezët e kanë bërë tashmë një ofertë të parë zyrtare, duke u përpjekur të fitojë kohë. Chiesa do të preferonte të qëndronte në Itali, ku Juventusi mbetet favoriti më i madh për blerjen e tij, duke shmangur kështu një lëvizje jashtë vendit, që për momentin nuk do t’iu përshtatej planeve të sulmuesit.
Lista e blerjeve të klubit nga Torino, e miratuar nga Cristiano Ronaldo, nuk kufizohet vetëm te Chiesa. Emrat e tjerë në listën janë Raphael Varane, Kostas Manolas, Ruben Dias, Marcelo, Matteo Darmian, Alex Grimaldo, Isco, Nicolo Zaniolo, Joao Felix. /kp/
https://www.youtube.com/watch?v=q5wn5xhnG44