Telegrafi

Juve dëshiron të rinovojë me Bentancurin dhe të largojë klauzolën e Bocas

Rodrigo Betancur (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Një nga lojtarët që ka befasuar këtë sezon me paraqitje të mira në Serie A është Rodrigo Bentancur.

Uruguaiani ka qenë thjesht fantastik në këtë fillim sezoni, ndoshta edhe më i miri në mesfushën e Zonjës së Vjetër.

21-vjeçari i është bashkuar Juves nga Boca Juniors në verën e 2017, ku nënshkroi kontratë deri në fundin e viti 2022.

Rodrigo Bentancur gjatë një dueli me Gersonin e Fiorentinas (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Duke parë paraqitjet e mira sipas TuttoSport, Juve nuk dëshiron një largim të mundshëm, duke ditur që edhe Boca do të marrë 50 për qind të vlerës së shitjes.

Kampioni aktual në Serie A dëshiron vazhdimin e kontratës me Bentancur, por edhe të negociojë me klubin argjentinas që të largojnë klauzolën ku atyre i takojnë gjysma e parave të shitjes.

Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi në 'luftë' për Chiesan

Me këtë rast Juve do t’i ofrojë Bocas një ofertë ku do të tentojnë të bindin Bocan ta tërheqin klauzolën.

Bentancur këtë sezon në Serie A ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/