Një nga goditjet e mëdha të verës së ardhshme te Juventusi do të jetë portier.
Klubi bardhezi po mendon për pasuesin e Gigi Buffon i cili qershorin e ardhshëm mbush 40 vjeç dhe pritet të largohet ose dhe të tërhiqet.
Giuseppe Marotta ka shënjestruar Jan Oblak si pasuesin ideal të Buffonit, por shkalla e vështirësisë e këtij operacioni është shumë e madhe pasi gardiani slloven ka kontratë të gjatë dhe klauzolë 100 milionë euro me Atletico Madrid dhe këta të fundit nuk negociojnë çmimin e saj.
Oblak ka qenë i kërkuar edhe na shumë skuadra angleze Arsenal e Liverpool, por spanjollët asnjëherë nuk kanë pranuar shitjen e tij.
Slloveni ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2021 dhe është i lumtur në Madrid.
Në rast të mos transferimit të tij më së shumti te Juve do të gëzohet Wojciech Szczesny, i cili është duke pritur mundësinë të zëvendësojë Buffonin në sezonin e ri. /SS/
https://www.youtube.com/watch?v=u9c9rgNywCs