Juventusi ka caktuar takim me përfaqësuesit e Bayern Munichut në javën që vjen për ta finalizuar transferimin e Douglas Costas.
Bianconerët janë në kërkim të brazilianit, i cili nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.
Sipas Tuttosport, drejtorët e Juves do të udhëtojnë në Munih në ditët në vijim për t’i zgjidhur detajet dhe për ta arritur marrëveshjen.
Vlera e lojtarit besohet të jetë 30 milionë euro plus bonuset e lidhura me paraqitjen.
Ky është çmimi i njëjte që Bayerni pagoi për 26-vjeçarin kur e transferoi nga Shakhtar Donetsku në vitin 2015. /Telegrafi/