Site icon Telegrafi

Juve bëri 23 pasime deri te goli i dytë ndaj Interit, Ronaldo ishte në rolin e organizatorit

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Juventusi e fitoi derbin e Italisë të dielën mbrëma duke e mposhtur Interin në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1.

Paulo Dybala e zhbllokoi rezultatin në fillim të ndeshjes (4′), ndërsa më pas Lautaro Martinez e barazoi rezultatin (18′) nga pika e bardhë.

Golin e fitores e shënoi Gonzalo Higuain (80′), i cili u inkuadrua në pjesë të dytë, pas një aksioni të gjatë të Bianconerëve.

Lexo po ashtu Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A

Në një video të publikuar në rrjetet sociale janë numëruar pasimet e lojtarëve të Juve dhe mënyra si shënohet goli. Gjestet dhe lëvizjet e Cristiano Ronaldos tregojnë se ai e bën edhe rolin e organizatorit të aksionit.

De Ligt – Bonucci – Pjanic – De Ligt – Alex Sandro – CR7 – Matuidi – Pjanic – Alex Sandro – De Ligt – Bonucci – Cuadrado – Bentancur – Cuadrado – Pjanic – Emre Can – Pjanic – CR7 që hapet për Cuadrado – Bentancur -Pjanic – CR7 – Bentancur që asiston për Higuain – GOL.

/Telegrafi/

Exit mobile version