Telegrafi

Juve bën presion për Gabigolin

Raportet në Brazil thonë se Santos janë duke marrë parasysh një ofertë prej 20 milionë euro nga Juventusi për Gabriel Barbosan apo i njohur si Gabigol.

Sulmuesi 19-vjeçar ka qenë i lidhur shumë me një kalim në Evropë këtë verë, me Napolin gjithashtu që mendohet të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Globoesporte raporton se bardhezinjtë kanë bërë një ofertë 20 milionë euro për Gabigol, një ofertë e cila për Santosin duket të jetë e pranueshme.

Lexo po ashtu Mandzukic mund të përfundoj te skuadra mesatare angleze

Klubi do të konsultohet me lojtarin dhe familjen e tij përpara se të vendosë nëse do të pranojë ofertën, pasi të dyja palët zotërojnë nga 40 për qind të kartonit të tij.

Edhe Doyen Sports gjithashtu zotëron 20 për qind të kartonit të Gabigolit, në mënyrë që ata do të duhet të pranojnë këtë transferim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet