Site icon Telegrafi

Juve i bashkohet garës për Tanguy Ndombele

Tanguy Ndombele (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Juventusi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me lojtarin e Lyonit, Tanguy Ndombele.

Sipas Calciomercato.com, drejtori gjeneral i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, është duke e ndjekur lojtarin që një kohë të gjatë.

Francezi shquhet për lojën e tij në mesfushë dhe po cilësohet si N’Golo Kante i ri, ai tashmë ka katër paraqitje për Përfaqësuesen e Francës.

Tanguy Ndombele duke festuar golin ndaj Hoffenheimit (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Gjithsesi kampionët italian nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Barcelona.

Problem për Juven paska është edhe çmimi i 21-vjeçarit , i cili është rreth 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi rivalizon Juventusin për Pogban

Por, duke parë interesimin e skuadrave tjera, vlera e lojtarit edhe mund të rritet.

Bardhezinjët njihen për maturinë e tyre në tregun e transferimeve, ata nuk e kanë ndërmend të nxitojnë, aktualisht janë në fazën e vrojtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version