Juventusi ka regjistruar edhe një tjetër ndeshje pa pranuar gol në Serie A.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Atalanta, për të rikthyer epërsinë prej tri pikësh kundrejt Napolit në krye të tabelës. Pos kësaj, portieri Gianluigi Buffon edhe një herë ishte i pamposhtur.
Në këtë mënyrë, Bianconerët kanë kaluar nëntë ndeshje pa pranuar gol në këtë sezon duke e barazuar rekordin e tyre të mëparshëm, por edhe atë të Milanit. Edhe Interi e ka regjistruar këtë rekord, por përgjatë dy sezoneve.
Në ndeshjen e radhës, ata do ta kenë mundësinë ta thyejnë këtë rekord. Lojtari i fundit që i ka shënuar Juventusit është Antonio Cassano, në ndeshjen e 10 janarit.
Gigi ka kaluar 843 minuta pa pranuar gol dhe është afër që ta thyejë rekordin e Dino Zoff (903 minuta pa gol në sezonin 1972/1973). Rekordin individual, aktualisht e mban ish-portieri i Milanit, Sebastian Rossi, i cili nuk ka pranuar gola për 929 minuta në sezonin1992/1993. /Telegrafi/