Juventus – Atalanta është anuluar për shkak të rreshjeve të mëdha të borës.
Autoritetet e Serie A kanë konfirmuar se ndeshja është anuluar dhe është caktuar që të zhvillohet në datat 13 ose 14 mars sipas mediave në Itali.
Ishte supozuar që ndeshja të zhvillohej nga ora 18, por bora e madhe në Torino u intensifikua në mënryë të konsiderueshme dhe zhvillimi i ndeshjes ishte i pamundur.
Ndeshja nuk mund të zhvillohet ditën e nesërme sepse pikërisht këto dy ekipe do të përballen të mërkurën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Juventusi ka një kalendar të ngjeshur me ndeshje, e shumë varet nëse Bianconerët kualifikohen më tutje në Ligën e Kampionëve.
Sipas Sky Sport Italias, datat më të mundshme për t’u zhvilluar ndeshjet janë 13 ose 14 marsi.
Këto zhvillime ja mundësojnë Napolit që së paku edhe një javë të mbajë kreun në tabelën e Serie A. /Telegrafi/