Telegrafi

Juve arrin marrëveshje me Rabiot, zyrtarizimi çeshtje orësh

Kampioni i Italisë Juventus ka bërë një goditje të madhe.

Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez Adrien Rabiot.

24-vjeçari u largua nga PSG pas përfundimit të kontratës dhe do t’i bashkohet Juventusit si futbollist i lirë.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici ka qenë në Francë për ta mbyllur marrëveshjen me mesfushorin.

Rabiot do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me kampionin në fuqi të Italisë.

Reprezentuesi francez do të jetë ndër lojtarët më të paguar në klub, pasi paga e tij vjetore do të jetë shtatë milionë euro në sezon.

Veronique dhe Adrien Rabiot

Ndërkohë nga ky transferim do të fitojë edhe nëna menaxhere e Rabiot.

Veronique Rabiot do t’i marrë 10 milionë euro komision nga Juventus.

Kësisoj Juve ka fituar garën për Rabiot, pasi për të interesim kishin shprehur edhe Arsenal, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Manchester United. /Telegrafi/