Edhe pse Paris Saint-Germaini i ka ofruar kontratë të re, Juventusi vazhdon ta monitorojë Blaise Matuidin.
Mesfushori francez ishte pranë të kalonte te Bianconerët në verë, por kampioni francez u tërhoq nga marrëveshja në minutat e fundit.
Matuidi konfirmoi të martën se i është ofruar kontratë e re, mirëpo nuk premtoi se a do të qëndronte në Parc des Princes.
Tash Tuttosport raporton se Juve akoma interesohet për nënshkrimin e lojtarit, por është në pritje të shohë se çfarë do të ndodhë me PSG-në.
Kontrata aktuale e Matuidit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, prandaj nëse nuk e rinovon, do të jetë në dispozicion me çmim shumë më të lirë në verën e vitit 2017. /Telegrafi/