Telegrafi

Juve 4-1 Sampdoria: Vlerësimi i lojtarëve (Foto)

Juventusi ishte bindës në triumfin prej 4-1 kundër Sampdorias për të mbajtur kreun e tabelës së Serie A.

Giorgio Chiellini pos që ishte i pakalueshëm në mbrojtje, arriti që të realizonte dy gola, ashtu që ka marrë notën më të lartë (8.6).

Lexo po ashtu Juve fiton bindshëm ndaj Sampdorias (Video)

Epitetin e lojtarit më të mirë e ndan me mesfushorin Miralem Pjanic, i cili po ashtu është vlerësuar me notën 8.6.

Juan Cuadrado (8.2) e Mario Mandzukic (8.1) luajtën po ashtu mirë. I rikthyeri te Zonja e Vjetër pas mungesës afatgjate, Claudio Marchisio, është vlerësuar me notën 6.9.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve:

Ky është vlerësimi lojtarëve në ndeshjen Juventus-Sampdoria.

/Telegrafi/