Juventusi ishte bindës në triumfin prej 4-1 kundër Sampdorias për të mbajtur kreun e tabelës së Serie A.
Giorgio Chiellini pos që ishte i pakalueshëm në mbrojtje, arriti që të realizonte dy gola, ashtu që ka marrë notën më të lartë (8.6).
Epitetin e lojtarit më të mirë e ndan me mesfushorin Miralem Pjanic, i cili po ashtu është vlerësuar me notën 8.6.
Juan Cuadrado (8.2) e Mario Mandzukic (8.1) luajtën po ashtu mirë. I rikthyeri te Zonja e Vjetër pas mungesës afatgjate, Claudio Marchisio, është vlerësuar me notën 6.9.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve:
/Telegrafi/