Telegrafi

Justin Verlander ishte në depresion, Kate Upton e shpëtoi atë nga vetëvrasja duke mos e lënë të hidhet nga ura

Justin Verlander dhe Kate Upton (Foto: Getty Images)

Është normale që burri dhe gruaja të mbështesin njëri-tjetrin në kohët e vështira, por Kate Upton jo vetëm që ndihmoi në karrierën e burrit të saj, Justin Verlander, ajo gjithashtu e ndihmoi atë edhe në shpëtimin e jetës së tij.

Në një intervistë me Raportin Bleacher, Verlander shpalosi shumë detaje nga periudha e hidhur e jetës së tij.

“Kush e di nëse unë do të isha këtu po të mos ishte për të?” – tha ai duke iu referuar gruas së tij.

Justin Verlander dhe Kate Upton (Foto: Getty Images)

“Unë me të vërtetë mendova se ishte fundi”, kishte treguar më tej ai.

Ndjenja e presionit nga skuadra dhe tifozët e tij lidhur me faktin se ai mund të mos ishte në gjendje të luante përsëri sportin e tij të preferuar, bejsbollin, pas një dëmtimi të shpatullave, kishte bërë që të binte në depresion.

Upton ishte personi i vetëm që e ndihmoi atë “të mos hidhej nga ura”, siç tregon ai.

Foto: Getty Images

Ai tregoi se ajo i kishte ndenjur vërtet pranë, duke e lënë atë larg vetëvrasjes.

Upton dhe Verlander u takuan në vitin 2012 gjatë filmimit të një reklame, teksa gjetën një miqësi të vërtetë brenda njëri-tjetrit dhe u martuan pesë vjet më vonë.
Vetëm muajin e kaluar, Upton zbuloi në Instagram se ajo është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images