Site icon Telegrafi

Justin Timberlake tallet me arrestimin e tij gjatë një koncerti në Boston

Justin Timberlake

Ylli i famshëm, Justin Timberlake, u arrestua pak javë më parë nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Fituesi 43-vjeçar i Grammy-t u shfaq duke u tallur me problemet e tij të fundit ligjore gjatë koncertit në Boston të shtunën, sipas një videoje të fansave të shpërndarë në X.

Timberlake, 43 vjeç, po fliste me turmën brenda TD Garden gjatë ndalesës së fundit të turneut të tij botëror “Forget Tomorroe”, teksa u rikthye duke bërë shaka me arrestimin e 18 qershorit.

Justin Timberlake

“Pra, a ka dikush këtu sonte që është duke vozitur dhe … jo, thjesht po bëj shaka,” tha aktori i “Social Network”.

Lexo po ashtu Shpjegohet video e Justin Timberlake ku u shfaq me 'sy të përgjakur' në një koncert

Pasi publiku shpërtheu në të qeshura, këngëtari i “SexyBack” vazhdoi: “A ka njeri këtu sonte, që është hera e parë që jeni këtu në spektakël? A ka njeri këtu që keni qenë në 1, 2, 3, ndoshta 4 nga shfaqjet tona?”.

Justin Timberlake

“Për të gjithë ju që është hera juaj e parë sonte, shpresoj që të ndjeni shoqërinë dhe dashurinë”.

Gjatë ndalesës, Justinit i qëlloi një oficer policie që nuk e njihte, gjë e cila u bë e madhe në rrjet. /Telegrafi/

Justin Timberlake
Exit mobile version