Eurovizioni për të parën herë në historinë e tij do të ketë një yll botëror që nuk përfaqëson asnjë shtet.
Justin Timberlake është befasia e këtij edicioni, i cili do të performojë në finale, transmeton Telegrafi.
Këngëtari sapo ka publikuar projektin e tij më të ri, në videoklipin e së cilës ka mbledhur shumë emra të njohur.
Premierën e “Can’t stop the feeling” ai do ta bëjë Stockholm me 14 maj./Telegrafi/