Telegrafi

Justin Timberlake merr urimin më special nga partnerja për ditëlindjen e 40-të

Justin Bieber dhe Jessica Biel Foto: DailyMail

Këngëtari i njohur, Justin Timberlake, gjatë ditës së djeshme (e diel) feston ditëlindjen e 40-të.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, derisa ky i fundit ka marrë urime nga më të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Po ashtu, një arsye për të festuar pati edhe partnerja e tij, Jessica Biel, që dedikoi fjalët më të ëmbla për të.

Duke përdorur Instagram-in, ajo shpërndau një imazh të këngëtarit, derisa ai shikonte me ëndje ëmbëlsirën para vetes.

“Nuk argëtohem me askënd më shumë se me ty, qesh me ty, ndjehem më mirë dhe kanë shumë histori me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, aktorja kishte filluar romancën me Timberlake në vitin 2007,  ndërsa tani janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/