Justin Timberlake kujtoi legjendën Prince në performancën e fundit në Super Bowl.
Këngëtari Prince nuk do të ishte i inatosur me Justin Timberlake, i cili përdori zërin dhe imazhin e tij për performancën në Super Bowl.
Të paktën kështu ka thënë motra e këngëtarit të ndjerë, Tyka Nelson.
Në një intervistë për TMZ, ajo ka thënë që ishte e befasuar nga performanca e Timberlake dhe se e ka shijuar atë.
Familja e tij ishin në dijeni që do të prezantohej kënga “I Would Die 4 U”, mirëpo nuk e dinin që do të kishte një projektor me imazhin e Prince.
Timberlake u kritikua mjaft për këtë performancë, gjë për të cilën Tyka ka thënë se secili ka një mendim se çfarë do të dëshironte Prince.