Justin Timberlake konfirmoi se ai dhe gruaja e tij, Jessica Biel, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë gjatë verës – një djalë të quajtur Phineas.
Këngëtari, 39 vjeçar, i tha Ellen DeGeneres gjatë një paraqitje në programin e saj, i cili do të transmetohet të hënën pasdite.
“Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Askush nuk po fle”, tha ai. “Por ne jemi të entuziazmuar. Ne jemi të ngazëllyer dhe nuk mund të jemi më të lumtur. Shumë mirënjohës”.
DeGeneres theksoi se ishte një nga miqtë e ngushtë të familjes që dinte lajmin emocionues.
Çifti thuhet se kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë gjatë pandemisë sepse ata kaluan shumicën e kohës në Montana me djalin e tyre, Silas, pesë vjeçar.
Timberlake tha se Silas është ‘jashtëzakonisht i ngazëllyer’ pasi u bë një vëlla i madh.
Timberlake dhe Biel në anën tjetër u martuan në vitin 2012. /Telegrafi/