Telegrafi

Justin Timberlake i kërkon falje Britney Spears pas publikimit të dokumentarit ku flet për ndarjen e tyre

Dokumentari i Britney Spears ‘Framing Britney Spears’, i publikuar në fillim të këtij muaji, ka qenë ndër më të përfolurit.

I përfshirë në këtë ishte edhe këngëtari Justin Timberlake, me të cilin këngëtarja dikur ishte ne lidhje.

Justin e akuzonte Spears për ndarjen e tyre rreth 19 vite më parë, se ishte bërë shkaktarja kryesore duke i adresuar asaj të gjitha gabimet.

Justin Timberlake dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Fansat ndërkohë në rrjete sociale janë shprehur të indinjuar se fajtori kryesor mbetet Justin i cili njollosi e figurën e saj.

Me anë të këngës “Cry Me a River”, muzikanti shtoi dyshimet për një tradhti të mundshme nga ana e Britney.

Lexo po ashtu Fansat të zhgënjyer nga Justin Timberlake pas dokumentarit për ndarjen nga Britney Spears

“Në veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”, ka thënë mes tjerash artisti amerikan.

Justin Timberlake dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Britney së fundmi ka fituar edhe gjyqin ndaj babait i të saj i cili ka qenë kujdestari që nga viti 2008.

‘Lufta e gjatë’ për të hequr kontrollin e pasurisë së saj larg babait u rikthye në qendër të vëmendjes gjithashtu. /Telegrafi/