Aktorja Jessica Biel është e martuar prej vitesh me këngëtarin e njohur Justin Timberlake.
Ata kanë një djalë, dy vjeçar, të quajtur Silas, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Përndryshe, ata së fundmi kanë pranuar se që tani kanë nisur t’i japin mësimet të voglit të tyre, duke i treguar për trupin e tij.
“Kemi një djalë dy vjeçar dhe e kemi filluar edukimin seksual për të tani”, ka thënë aktorja së fundmi gjatë një deklarate për media.
“Po përdorim terme teknike, lahemi bashkë dhe i mësojmë pjesët e trupit të njëri tjetrit. Nëse e fillojmë në moshë kaq të re, më pas nuk do të ndjejmë turp”, ka thënë tutje ajo. /Telegrafi/