Këngëtari i popullarizuar amerikan, Justin Timberlake, i ka bërë një urim të ngrohtë bashkëshortes së tij, Jessica Biel, me rastin e ditëlindjes së saj.
Derisa Biel mbushi 38 vite të martën, Timberlake, 39-vjeçar, mori rrjetin social, Instagram, për të ndarë disa nga momentet më të lumtura të tyre.
“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime… Aventurë e re çdo ditë dhe një thesar për mua”, ka shkruar ai në përshkrim. “Mezi po pres të ndajë edhe shumë tjerë me ju. Ju jeni më e mira prej më të mirave, dashuria ime. Të dua”.
Biel po ashtu ndau në Instagramin e saj fotografi nga surpriza e ditëlindjes që i bëri bashkëshorti teksa shfaqen të lumtur duke festuar pranë njëri-tjetrit.
“Duke e festuar ditëlindjen time me stil… me këtë po them në pizhama. Faleminderit, që më keni dëgjuar. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes. Ndihem e dashuruar”, ka shkruar mes të tjerash Jessica.
Timberlake ishte subjekt i polemikave vitin e kaluar kur ai u pa duke mbajtur duart me aktoren Alisha Wainëright pas xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët.
Këngëtari bëri një falje publike ndaj bashkëshortes në dhjetor, duke u betuar se është “burri dhe babai më i mirë” që mundet.
Në anën tjetër, dje u përfol se Biel ishte parë pa unazën e saj të martesës, por çifti tashmë veçse e dëshmuan dashurinë dhe harmoninë që kanë në familje. /Telegrafi/