Ish-ylli i “Playboy”, Zoe Gregory, ka folur për një lidhje me Justin Timberlake gjatë kohës që ishte me aktoren Cameron Diaz.
E njëjta tregoi se ishte takuar me Timberlake në një festë të organizuar në Mansionin e ‘Playboy’ dhe se ishte e para që iu afrua atij.
Ajo pranoi se këngëtari në fillim refuzoi duke thënë se ishte në një lidhje me Cameron Diaz, por ajo nuk u dorëzua.
“Ai nuk donte të dukej i dobët. Ne hymë në shpellë së bashku, hoqëm gjithçka”, zbuloi Zoe Gregory.
Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që Zoe Gregory zbulon sekretet e burrave të famshëm.
Në vitin 2019, ajo bëri të njëjtën gjë me Alex Rodriguez, ish-të dashurin e Jennifer Lopez.
Lepurushja e ‘Playboy’ zbuloi se vetëm pak javë para se t’i propozonte divës latine, Rodriguez i dërgoi asaj mesazhe sugjestive seksuale. /Telegrafi/