Anësori i majtë i Bournemouth, Justin Kluivert ka reflektuar për një moment kyç në karrierën e tij.
Lojtari ishte shumë afër të transferohej te Barcelona, por në momentet e fundit iu bashkua Romës.
“Pothuajse gjithmonë fitonim me skuadrën e të rinjve të Ajaxit dhe unë sapo kisha hyrë në ekipin e parë kur arritëm në finalen e Ligës së Evropës në 2017, duke humbur nga Manchester United”, deklaroi fillimisht Kluivert.
“Mendova se Roma do të ishte rruga më e shpejtë për të shkuar te Barcelona, klubi im i ëndrrave për shkak të trashëgimisë së babait tim Patrick atje, por sigurisht, nuk është aq e thjeshtë”.
Justin iu bashkua Romës në vitin 2018 për 17.25 milionë euro, duke shënuar 9 gola në 68 paraqitje përpara se të transferohej te Bournemouth në 2023, ku luan aktualisht.
Duket se ëndrra për të luajtur te Barcelona vështirë se do të realizohet për të, pasi është ende larg nivelit të lartë. /Telegrafi/