I sapo konfirmuari kampion i përkohshëm në peshat e lehta në UFC, Justin Gaethje e ka shprehur dëshirën e tij që të përballet me të pamposhturin Khabib Nurmagomedov dhe rivalin e përjetshëm Conor McGregore.
31-vjeçari që tani ka 22 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje, mposhti me shumë klas Tony Fergusonin në UFC 249 të shtunën e kaluar.
Dhe tani, amerikani po kërkon një përballje me Khabibin më vonë në këtë vit, për të vendosur kështu për kampionin e padiskutuar.
“Khabib është më i miri në botë. Kam punuar për një kohë të gjatë që të jem këtu”, ka thënë Gaethje.
“Jam shumë i lumtur që përfaqësojë ShBA-të kundër Dagestanit apo Rusisë. Ai ka 28 fitore dhe asnjë humbje dhe nuk dua askënd tjetër më shumë se atë, E dua luftën kundër tij”.
https://twitter.com/doppa123/status/1259533075538739200
Amerikani më pas tha se do të shkonte në Irlandë për t’u përballur me McGregorin.
“Do të shkojë atje (në Irlandë) dhe të bëjë atë çfarë duhet të bëjë”, ka shtuar më tej Gaethje.
Pritet në të ardhmen të vendoset se cili do të jetë kundërshtari i radhës i tij dhe të vendoset se kush do të jetë kampion i përkohshëm apo kampion i padiskutueshëm. /Telegrafi/