Pothuajse një muaj pasi Justin dhe Hailey Bieber njoftuan lindjen e fëmijës së tyre, një burim për mediumin People tha se çifti duket “më i dashuruar” se kurrë, tani që kanë djalin Jack Blues Bieber në jetën e tyre.
“Ata patën një festë të qetë për përvjetorin e martesës”, thotë burimi i brendshëm, duke iu referuar 6 vjetorit të dasmës së tyre në shtator.
“Ai dhe ajo duken më të dashuruar qëkur erdhi foshnja e tyre në jetë”, sipas burimit.
Përveç kësaj, burimi gjithashtu ndau se Hailey “po ndihet mirë” dhe se Justin po “e inkurajon që të dalë me miqtë e saj”.
Themeluesja e Rhode është parë disa herë që kur solli në jetë djalin.
Justin dhe Hailey u bënë prindër për herë të parë, para katër javësh, duke i vënë emrin djalit, Jack Blues, një emër të cilin e vlerësuan fansat e tyre duke e përgëzuar për thjeshtësinë. /Telegrafi/