Hailey dhe Justin Bieber dukeshin bukur dhe me shumë stil të premten mbrëma (19 nëntor), ndërsa dolën për një natë takimi në Hollywood.
Modelja 24-vjeçare dhe ylli i muzikës 27-vjeçar koordinuan pamjet e tyre me një xhaketë lëkure të zezë të ngjashme.
Çifti u vunë re teksa përfunduan natën e takimit dhe dolën nga një restorant i famshëm përmes hyrjes së pasme.
Hailey tregoi format e saj me një pulovër me vija shumëngjyrëshe, të cilën e veshi me një palë pantallona prej kadifeje të errët.
Ajo kishte veshur një xhaketë lëkure, ndërsa flokët natyrale i la të lira mbi shpatulla.
Justin shkoi me një veshje më të thjeshtë, një pallto lëkure të zezë mat dhe pantallona gri-blu, DailyMail.
Ai kishte veshur një bluzë të bardhë për t’u përshtatur me atletet e tij të bardhë dhe kombinoi dukjen me një kapele blu.
Përpara se të kalonte pak kohë cilësore me dashurinë e saj në restorantin luksoz amerikano-italian, Hailey ndau disa këshilla takimesh në Ellen DeGeneres Shoë, megjithëse sqaroi se nuk ishte personi më me përvojë.
“Gjithmonë më pëlqen të jem e kujdesshëm kur u jap këshilla njerëzve, sepse nuk dua ta bëj atë sikur jam një eksperte, unë jam e sapomartuar. U martova shpejt dhe unë jam ende duke mësuar shumë”, u shpreh modelja.
Por ajo rekomandoi që njerëzit në lidhje të ndanin kohë vetëm për veten e tyre në mënyrë që t’i mbanin gjërat të freskëta.
“Të kesh kohë për të qenë vetëm dhe të kesh përvojën si beqar dhe thjesht, të udhëtosh dhe, duke pasur atë kohë për vete, mendoj se ishte gjëja më e rëndësishme”, u shpreh 24-vjeçarja.
Hailey u pa me Justin menjëherë pasi ai njoftoi datat e reja për turneun e tij botëror “Justice World Tour”.
Krijuesi i hitit “Sorry” do të mbajë mbi 90 shfaqje në më shumë se 20 vende të shpërndara në pesë kontinente nga maji 2022 deri në mars të vitit të ardhshëm.
Ky turne vjen pas atij të shpallur më parë me 52 data në Amerikën e Veriut, i cili fillon në San Diego më 18 shkurt 2022.
Turneu botëror i Justin do të jetë hera e parë që ai do të performojë jashtë vendit që nga viti 2017. /Telegrafi/