Telegrafi

Justin dhe Hailey Bieber shihen me plot stil në Kaliforni, pasi artisti u akuzua për përvetësim kulturor

Artisti i njohur, Justin Bieber, është komentuar mjaft shumë kohëve të fundit.

Ndërkohë, ditën e djeshme (e hënë) ai është parë së bashku me bashkëshorten, Hailey Bieber, në West Hollywood, shkruan Daily Mail.

27-vjeçari zgjodhi që të vishet mjaft me stil, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithë audiencës.

Në anën tjetër, Hailey ishte përplot elegantë, teksa zgjodhi një fustan me ngjyrë portokalli të hapur.

Këso lloj dalje të çiftit janë mjaft të shpeshta, ndërsa paparacit gjithmonë nxjerrin pozat e tyre më të mirë.

Kujtojmë se Justin pas stilit të ri të flokëve, është duke u akuzuar për përvetësim kulturor. /Telegrafi/