Justin dhe Hailey Bieber u panë sërish në një natë takimi në New York, mes spekulimeve se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.
Hailey, 27 vjeçe, u pa e distancuar nga Justin, duke ecur disa hapa para tij, ndërsa këngëtari 30-vjeçar kishte veshur një xhup të zi dhe pantallona të gjera.
Thashethemet për problemet martesore janë intensifikuar, me burime që pretendojnë se sjellja e Justin po krijon tension mes tyre, shkruan DailyMail.
Ai u pa së fundmi i vetëm në një spa ruse, ndërsa Hailey mori pjesë në Javën e Modës në New York.
Miqtë e Hailey-t thuhet se janë të shqetësuar për të dhe kanë sugjeruar që ajo të largohet nga Justin, pasi ai po bëhet gjithnjë e më i izoluar dhe po lufton me ankthin në hapësira publike.
Ndërkohë, çifti përpiqet të paraqitet i bashkuar në publik, por spekulimet për martesën e tyre vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/