Site icon Telegrafi

Justin dhe Hailey Bieber shfaqen të bashkuar mes thashethemeve për krizë martesore

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey, u panë së bashku në Los Angeles duke shijuar një akullore, në një dalje që vjen mes spekulimeve për probleme në martesë dhe shqetësimeve për shëndetin mendor të këngëtarit.

Muajt e fundit, fansat janë alarmuar nga sjellja e çuditshme e Justinit në publik dhe postimet e tij të errëta në rrjete sociale.

Ndërkohë, është raportuar se marrëdhënia me Haileyn është e tensionuar, me miqtë që kanë sugjeruar këshillim martesor për çiftin, shkruan DailyMail.

Megjithatë, çifti u shfaq i buzëqeshur dhe i afërt gjatë daljes së tyre, ku i shoqëroi edhe mikja e Haileyt, Lori Harvey. Sipas një burimi për DailyMail.com, Hailey dëshiron që Justin të rikthehet në versionin e tij më të mirë dhe mbështetet te besimi i tyre për të kapërcyer sfidat.

Ndonëse prej shtatë vitesh të martuar dhe prindër të një djali, Jack Blues, marrëdhënia e tyre nuk është pa vështirësi. Thuhet se Hailey është bërë shtylla e tij kryesore, ndërsa Justin përballet me trazira emocionale.

Për të ndalur thashethemet, Justin ka ndarë disa postime në Instagram me dedikime dashurie për Haileyn dhe e përfshiu atë në videon promovuese të linjës së tij të re të veshjeve, SKYLRK, duke lënë pas markën Drew House dhe duke dhënë sinjale për një fillim të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version