Justin dhe Hailey Bieber po mendojnë të largohen nga Hollywood-i mes presionit të famës dhe spekulimeve për martesën e tyre.
Burime pranë çiftit kanë treguar për The US Sun se ata po kërkojnë një vilë në Evropë, në një zonë të qetë dhe private, larg vëmendjes së medieve dhe stresit të jetës në Los Angeles.
Çifti, që u bë prind për herë të parë në gusht, dëshiron një ritëm më të ngadaltë të jetës dhe një ambient më të thjeshtë për të forcuar marrëdhënien e tyre.
Justin, 31 vjeç, ka ngjallur shqetësime mes fansave për shkak të paraqitjeve të tij të çrregullta dhe një postimi emocional në Instagram, ku pranoi se shpesh ndihet si një “mashtrues” dhe “i padenjë” për suksesin që ka arritur.
Aktualisht, çifti po shqyrton prona në Francën Jugore, Spanjë dhe Greqi, me çmime që variojnë nga 5.6 (afërsisht 5.15 milionë euro) deri në 18.5 milionë dollar (16.99 milionë euro).
Ata kërkojnë një shtëpi me privatësi, akses në natyrë dhe një klimë të ngjashme me atë të Kalifornisë.
Ndërsa nuk dihet ende nëse do ta bëjnë këtë lëvizje të përhershme, burimet thonë se Justin dëshiron të kalojë një pjesë të madhe të vitit jashtë vendit.
Megjithatë, pavarësisht thashethemeve për martesën e tyre, Justin dhe Hailey janë shfaqur së bashku në disa raste të fundit dhe në postimet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Më 1 mars, Justin festoi ditëlindjen e tij të 31-të, duke ndarë foto familjare me Hailey dhe djalin e tyre, Jack. /Telegrafi/