Justin dhe Haily Bieber mund edhe të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, pasi kishin diskutuar rreth edukimit të fëmijëve të bardhë për racizëm.
Çifti janë shfaqur në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetin social Instagram, së bashku me gazetaren e CNN, Agela Rye, shkruan The Sun.
Ata kishin folur për edukimin e fëmijëve që në moshë të re, pasi që bota tashmë po përballet me probleme te shumta të racizmit.
“Ne jemi dy njerëz të bardhë, ne do të kemi fëmijë të bardhë. Ne duhet t’i edukojmë fëmijët teksa rriten dhe t’iu shpjegojmë se çka është duke ndodhur dhe të jemi të sinqertë me ta”, ka thënë çifti.
Modelja, e cila u martua me Justin në vitin 2018, tregoi se si ajo dëshiron që të kuptohet se çfarë do të thotë të jesh një grua e privilegjuar.
Këngëtari kanadez iu bashku gjithashtu bisedës, duke thënë se ndihet i turpëruar për ngjarjen që i kishte ndodhur afro-amerikanit George Floyd. /Telegrafi/